Futboll Sport

PO BËHET VIRALE/ Përqafimi i Xhakës “thyen rrjetet sociale”, çmallet me vajzën pas 6 javësh mungesë (VIDEO)

Granit Xhaka është kthyer në shtëpi pas Kampionatit Europian të shkëlqyeshëm, të luajtur nga Zvicra e tij (Spanja i eliminoi helvetët me penallti). Në pritje të nisjes së pushimeve të merituara, ai përqafohet e çmallet me vajzën e vogël, pas gjashtë javësh distancë. Gruaja e tij e bukur, Leonita, e ka përjetësuar momentin e përqafimit mes Xhakës dhe vajzës, duke e postuar videon në Instragram. Postimi i “pushtoi” të gjithë dhe brenda pak minutash mori shumë pëlqime e komente.

Numri 10 i ekipit kombëtar të Zvicrës është një nga objektivat kryesorë të merkatos së Romës dhe Mourinhos. Vetë Xhaka ka dhënë disa sinjale për të ardhmen, duke kërkuar largimin nga Arsenali. Negociatat midis klubit të Friedkin dhe “Topçinjve” nuk janë mbyllur ende, ndërsa Xhaka tani do të shijojë pushimet me familjen e tij.

VIDEO

Related posts

E TRISHTË/ Atletja e hedhjes së çekiçit ndërron jetë pasi goditet në stërvitje nga gjylja e hekurt

Delo.autor

Real Madrid mirëpret ofertën €50mln për të larguar Benzema

Q.Autor

​Klopp e mbron Salahun pas akuzave për simulim, “FAF” nuk pranoi ta dënojë egjiptian

Delo.autor

Leave a Comment