Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tirana gjen mbrojtës të majtë në Lezhë, firmos kontratën 3-vjeçare me Përgjonin

Pas afrimit të Ëngjëll Hotit, Vesel Limajt dhe Realf Zhivanaj, skuadra e Tiranës kryen dhe transferimin e katërt deri tani në merkato. Skuadra bardheblu ka zyrtarizuar mbrojtësin Florjan Përgjoni. Përgjoni vjen nga skuadra e Besëlidhjes, dhe lajmin e transferimit të tij tek kryeqytetasit e ka bërë vetë klubi i Tiranës me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen lojtarit 24-vjeçar.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Mirësevjen Florjan Pergjoni!

Tashmë në rreshtimin e bardhebluve shtohet edhe emri i Florjan Pergjoni. 24 vjeçari vjen si një përforcim me shumë vlera i repartit të mbrojtjes për 3 sezonet e ardhshme. Futbollisti pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e rradhës. ✍🏻⚪️🔵

#miresevjenFlorjanPergjoni #newsigning”

Related posts

TALENTI I SHPRESAVE TRANSFEROHET TEK RIJEKA/ Mesfushori Karrica: Ja pse ika nga Dinamo e Zagrebit

Delo.autor

BASKETBOLL/ Barcelona dominon Euroleague, triumfojnë edhe Real Madrid e Milano

Delo.autor

EUFORIA E TITULLIT TË SERIE A SHUHET SHPEJT/ Inter pranon problemet ekonomike, ja pse Conte ka dyshime…

Delo.autor

Leave a Comment