Futboll Kategoria e pare Sport

MERKATO E VERËS/ Skuadra e Kategorisë së Parë bën goditjen e madhe, afron portierin e Partizanit…

Lushnja nis merkaton. I pari afrim vjen për portën dhe bëhet fjalë për Livio Malajn, i cili karrierën e ka nisur te Partizani. Gardiani 20-vjeçar ka arritur akordin me klubin dhe ka dalë në stërvitje.

Pritshmëritë për shtatlartin (1.94 m i gjatë) janë të mëdha, për shkak të cilësive dhe moshës mbi të gjitha. Lezhjani sezonin e kaluar u aktivizua me ekipin B të “demave”, ndërsa dje është afruar pranë verdhejeshilëve.

Ky do të jetë vetëm fillimi për të besuarit e Ilir Gjylës, pasi planet janë për një “mal” me përforcime. Klubi ka shtuar buxhetin për vitin 2021, ndaj edhe pretendimet do të rriten.

Nëse kampionatin e fundit nuk kapën as “play off”-in, këtë herë do të tentojnë shumë më shumë: ngjitjen në Kategorinë Superiore

Related posts

Zyrtare: Barcelona kompleton transferimin e Arthurit

Q.Autor

“PLAS” TEK PARTIZANI/ Ja vendimi i drejtuesve të “Demave” pas rezultateve negative

Delo.autor

STATISTIKAT/ Conte me rekord negativ tek Inter në këtë fillim kampionati

Delo.autor

Leave a Comment