Futboll La Liga Sport

SULMON ASHPËR GUARDIOLA-N/ Presidenti i La Liga-s: A do të kishe fituar kaq shumë tituj pa doping ekonomik?

Kapitull i ri në luftën e deklaratave mes Pep Guardiolës dhe Javier Tebas, e cila është ashpërsuar edhe më nga e hëna. Tani, presidenti i La Liga-s ka dashur t’i tregojë trajnerit katalanas një krahasim midis kampionatit spanjoll dhe Premier League, duke analizuar realitetin ekonomik të Manchester City.

“A do të kishit fituar kaq shumë tituj pa doping ekonomik?” – e pyet ai trajnerin e “qytetarëve”. Përveç kësaj, presidenti i La Liga-s ka avancuar me kundërpërgjigjen e tij: Në vitet e fundit ne kemi zvogëluar distancën me Premier League, pavarësisht nga fakti që La Liga i ka shitur të drejtat e saj televizive në mënyrë qendrore për vetëm shtatë vite, karshi 30 viteve të Premier League. Përveç kësaj, Britania e Madhe ka 20 milionë banorë më shumë se Spanja. Ne rritemi çdo vit”.

Përveç kësaj, ai e ka shoqëruar këtë përgjigje me disa grafikë krahasues të tregut spanjoll dhe Mbretërisë së Bashkuar, të ardhurave totale të La Liga-s dhe Premier League, si dhe rezultatin neto të akumuluar: “Klubet tona kanë përfituar për shtatë vjet. Ju duhet të shqetësoheni më shumë për Manchester City, i cili ka grumbulluar një miliard humbje gjatë sezoneve të fundit. Presidentët si i juaji nuk janë investitorë, por shkatërrues të parave që krijojnë inflacion. A do të kishit fituar kaq shumë tituj pa doping ekonomik?

 Gjithçka filloi dje në mesditë, kur Guardiola sugjeroi që Tebas të mësonte nga modeli i Premier League dhe ishte shumë kritik ndaj menaxhimit të tij.

Related posts

EURO 2020/ Përballja Çeki-Angli fillon me dy gola në 4 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

INTERI I FRIKSHËM/ ICARDI kalon zikaltrit në avantazh kundër Lazios (VIDEO)

Isa.Autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Sfida me Empolin i bëjnë “Zikaltërit” kampion në Serie A, ja rekordi

Delo.autor

Leave a Comment