Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Tare i bën “nder” Inter: Nuk do të interesohemi më për Kumbullën

Lacioja duket se i ka dhënë fund përpjekjeve për të blerë Marash Kumbullën. Vetë drejtori i bardhekaltërve Igli Tare u shpreh qartë “Sport Italia” se klubi roman nuk interesohet më për mbrojtësin e talentuar 20-vjeçar të Veronës dhe Shqipërisë.

“Marash Kumbulla? Lacio nuk do të merret më për të”, u shpreh i kontaktuar nga “Sport Italia” Tare.

Lacio tentoi me këmbëngulje të blinte Kumbullën duke i ofruar Veronës 22 milionë euro plus futbollistin e tij Andre Anderson, por refuzimi i palës verdheblu nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Lacios, të cilët duket se kanë hequr dorë përfundimisht për shqiptarin e talentuar.

Në këto kushte, i hapet rruga Interit për të rrëmbyer Kumbullën.

Related posts

NATË TMERRI PËR LOJTARIN E ARGJENTINËS/ I lidhën rrip pantallonash në fyt dhe e kërcënuan me kaçavidë

Delo.autor

KONSIDEROHET TEPRICË TEK REALI/ Zidane nuk flet për të ardhmen e Bale, ja shkaku

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Tottenham firmos me yllin francez, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment