Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Luajnë për të arritur finalen e “EURO 2020”, ja statistikat…

* Italia e ka mundur Spanjën vetëm dy herë në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Bilanci është 7 fitore, 5 barazime. Dy fitoret e fundit të Italisë janë 2-1 në vitin 2011 në miqësore dhe në Europianin e vitit 2016 me golat e Kielinit dhe Pelesë.

* Itali-Spanjë është dueli më i përsëritur në historinë e kompeticioneve të rëndësishme Europian/Botëror. Deri tani janë përballur 9 herë, me 4 ndeshje të fituara nga Italia dhe vetëm 1 nga Spanja (4 barazime). Kjo sfidë është shndërruar si një klasike.

* Kjo është hera e shtatë në Europian mes Spanjës dhe Italisë dhe e katërta radhazi. Në tri përballjet e mëparshme, Spanja e ka mundur 2 herë, në vitin 2008 dhe në vitin 2012 në finalen e Europianit. “Axurrët” janë hakmarrë në vitin 2016.

* Skuadra e Italisë ka eksperiencë të jashtëzakonshme në turnetë madhorë dhe kjo është hera e 12-të që do të luajë në një gjysmëfinale. Vetëm Gjermania me 20 gjysmëfinale e parakalon. Italianët ia kanë dalë të shkojnë në finale 9 herë nga 11 të luajturat deri tani, përfshirë edhe 4 të fundit.

* Italianët kanë fituar 5 ndeshje në këtë “Euro 2020”, ekipi i vetëm nga katër të kualifikuarit që ka pasur këtë ecuri. Vetëm në vitin 1990 kanë arritur të fitojnë 6 ndeshje radhazi, ndërsa skuadra e parë që i ka fituar 6 radhazi në një turne madhor është Holanda në vitin 2010, por në finale u mund nga Spanja.

* Spanja ka arritur në gjysmëfinalet e Europianit 3 herë nga 4 edicionet e mundshme (në vitin 2016 nuk ia doli). “Furia e Kuqe” është shpallur kampione 2 herë, në vitin 2008 dhe në vitin 2012.

* Italia dhe Spanja kanë luajtur me njëra-tjetrën në vitin 2016 dhe këtë sfidë e fitoi Italia me rezultatin 2-0. Bëhej fjalë për fazën e 1/8- ave të këtij kompeticioni dhe shënuan Pele me Kielinin. Nga ajo ndeshje kanë “mbijetuar” Bonuçi, Florenci, Insinje, De Gea, Alba, Buskets dhe Alvaro Morata.

Related posts

“ZIKALTËRIT” NË KRIZË FINANCIARE/ Jo vetëm Inter, presidenti Zhang kërkon investitorë të rinj edhe për…

Delo.autor

KONTRATA DREJT SKADIMIT? Ylli Insigne jep sinjale të qarta për të ardhmen e tij: Rruga është e gjatë, ndaj…

Delo.autor

‘Një gabim i vetëm na ndëshkoi’. Kjo është deklarata e Contes pas sfidës me Barçën

Q.Autor

Leave a Comment