Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Oferta 4 milionë euroshe dhe Premier League frikësojnë Milan-in për mesfushorin…

Ka akoma distancë mes Franck Kessie dhe Milan-it.

Siç ka shkruar Gazzetta dello Sport, kontrata e lojtarit skadon qershorin e ardhshëm dhe akoma nuk ka gjetur një marrëveshje me kuqezinjtë.

Drejtuesit e klubi i kanë ofruar rreth 4 milionë euro në sezon, por kërkesa e futbollistit është 6.

Një distancë e konsiderueshme që po shqetëson të gjithë ambientin kuqezi.

Mesfushori është vënë në shënjestër nga klubet kryesore të Premier League. Një interesim ky që mund të jetë shumë tundues për Kessie dhe ta bindë lojtarin t’i thotë lamtumirë Djallit që këtë verë.

Për të mos humbur një tjetër yll me kosto zero, Milan do të duhet të bëjë një hap të vendosur përpara.

Megjithatë, menaxheri i Kessie i ka larguar zërat në lidhje me rinovimin me një batutë: “Kessia, larg Milan-it? Do të duhej një grusht shteti”.

Fjalë që tregojnë se Milan është prioritet për mesfushorin.

Related posts

CIKLISTIT I VJEDHIN TROFEUN/ Armstrong i ofron një nga 7 kupat e tij

Isa.Autor

PSG/ Unai Emery ka një lajm të rëndësishëm për të ardhmen

Sadik.Autor

Katalanasi “shfrynë” ndaj REALIT/ Me VAR do të kisha dy Champions League

Isa.Autor

Leave a Comment