Futboll Seria A Sport

Panik te Juvja, mbetet ‘pa’ sulmues

Te Juventusi mund të jetë periudha e ndry shimeve të mëdha. E jo vetëm për sa i përket merkatos në hyrje, ku goditjet e shënjestruara nga drejtori i përgjithshëm, Bepe Marota, janë Milinkoviç-Saviç (për të cilin është refuzuar një ofertë prej 120 milionë eurosh) dhe Zhoao Kanselo (Valencia kërkon 45 milionë euro; një tjetër ide e bardhezinjve është të përfshijnë edhe Pjacën si shkëmbim).

“LA JOYA”-PSG – Në fakt, sipas zërave që vijnë nga Franca, vëllai-menaxher i Paulo Dibalës (Gustavo) i ka ofruar “La Joya”-n PSG-së, pasi ditët e fundit dështuan bisedimet me Realin e Madridit. Kampionët në fuqi të Ligës 1 janë të gatshëm ta transferojnë në Paris si zëvendësues të mundshëm të Kavanit, duke ndërtuar një “tredhëmbësh atomik” me Nejmar e Mbape. Klubi i emirit Al-Khelaifi do duhet megjithatë të shesë jo pak, “i kërcënuar” edhe nga UEFA për mungesë korrektese në bilanc: Kavani dhe Di Maria shihen si kandidatët kryesorë për t’u larguar, por edhe sepse pëlqehet nga trajner i ri Tuhel. Mediat franceze nuk japin asnjë referim lidhur me qëllimet e Juventusit, me të cilin argjentinasi ka një kontratë të vlefshme deri në 30 qershor të vitit 2022.

“PIPITA” – Larg nga Torino shihet, megjithatë, edhe Gonzalo Higuain: lojtari mendohet të ketë vendosur mos rikthehet në skuadrën bardhezi pas Botërorit (në këtë rast, vetë Juventusi flitet të ketë shtyrë “Pipita”-n në marrjen e këtij vendimi, pasi dështoi shkëmbimi me Ikardin) dhe ka ngarkuar të vëllanëmenaxher për t’i gjetur një sistemim të ri.

Related posts

DUELI ME MILANIN/ Skriniar: Ajo që ndodhi nuk ka lidhje me Interin dhe derbin

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Ofertë nga Premier League për shqiptarin, klubi spanjoll kërkon 20 milionë euro

Delo.autor

DISFATA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Brozovic: Humbja në këtë mënyrë është e dhimbshme, por…

Delo.autor

Leave a Comment