Futboll Sport

BËN REALE PIKTURËN MURALE/ Trajneri Mourinho nget motor vespa në qendrën stërvitore të Romës (VIDEO)

Zhoze Murinjo ndodhet prej disa ditësh në qendrën stërvitore të Romës në Trigoria aty ku ka filluar zyrtarisht punën si trajner i verdhekuqve.

Ditën e zyrtarizimit si trajner i Romës, tifozët kryeqytetas të entuziazmuar pikturuan Murinjon në rrugët e qytetit duke i dhënë një motori vespa.

Por portugezi ka vendosur t’i habisë të gjithë, teksa ditën e sotme ka vendosur që të hipë realisht në një motor vespa dhe të argëtojë tifozët e tij. Videoja është bërë viral dhe Murinjo jo më kot mban pseudonimin ‘’Special One’’ pasi di si të tërheqë vëmendje.

Related posts

LISTA E PLOTË/ Spikasin afrimet e Kallakut, Skukës dhe Bitrit. Si ndryshon Partizani pas merkatos së janarit

Delo.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi Sadiku lë pas krahëve zhgënjimin me Kombëtaren, prezantohet te klubi i ri

Delo.autor

Njëri nga të dy duhet të tërhiqet, te Tirana ka një çështje që quhet “Ze Maria”

Sadik.Autor

Leave a Comment