Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ 7 minuta fatale në Budapest, shuhet ëndrra e Prishtinës

Kanë mjaftuar 7 minuta që ëndrra e Prishtinës në Champions të marrë fund. Në Budapest, skuadra shqiptare është mundur 3-0 nga Ferenvarosi i Myrto Uzunit.

Prishtina mund të ëndërronte në pjesën e parë, ku e mbylli me 0-0 por në të dytën rezultati u thellua për vendasit.

Kampionët e Hungarisë ishin shumë të fortë për ta, edhe pse Otto John në pjesën e parë shënoi në fillim një gol që u anulua për pozicion jashtë loje.

Pak përpara mbrojtësit, por mjaftueshëm që anësori ta ngrinte flamurin.

Kharatin i Ferencvaros pak minuta më pas u ndal nga traversa, me Nikën që ishte dorëzuar, kurse në minutën e 35-të e mori skenën sërish nigerini Otto John. Sulmuesi, i vetëm me portierin vendas, nuk shënoi dot.

Asnjë gol në 45 minuta, ndërsa në të dytëm Ferencvaros e nisi festivalin e golave në minutën e 71-të. Deri në të 78-n u shënuan edhe dy gola të tjerë, me autorë Mmaee dhe Blazic, që shuan ëndrrën e Prishtinës.

Related posts

LIVE/ Laçi-Kamza: Shkëndijat e para në portën e kurbinasve, Bonani pranë golit (VIDEO)

Isa.Autor

TELASHE PËR VIDAL/ Ish-mesfushorit të Juventusit i marrin pronat (FOTO)

Delo.autor

KJO ËSHTË E ARDHMJA E FUTBOLLIT/ Ja 50 TALENTËT që pritet të bëjnë “NAMIN” në Europë

F.autor

Leave a Comment