Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Dinamo nuk ndalet, pritet afrimi ish-mesfushorit të Tiranës

Dinamo ka qenë një ndër ekipet më aktive në këtë merkato janari dhe shumë zyrtarizime janë bërë deri më tani. Vetëm ditën e djeshme, blutë kanë zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve. Fillimisht u prezantua si lojtari më i ri i bluve mbrojtësi i majtë, Aleksandar Isaevski, i cili vjen në kryeqytet pas një sezoni të shkëlqyer që bëri me Vllazninë, ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u rendit i dyti në kampionat.

Pas zyrtarizimit të Isaevskit, radha i erdhi mbrojtësit të krahut të djathtë Goran Siljanovski. Për anësorin ka pasur interesim konkret edhe nga Partizani, por në fund zgjodhi të firmosë për Dinamon. Siljanovski i jep eksperiencën e duhur prapavijës dinamovite dhe është një lojtar me cilësi të mira.

Dinamo është pranë akordit edhe me ish-mesfushorin e Tiranës, Lancinet Sidibe i cili duket shumë pranë transferimit me skuadrën tjetër nga kryeqyteti. Mesfushori ishte pjesë e Tiranës përpara dy sezoneve dhe tani pritet që të rikthehet sërish në kryeqytetin shqiptar me fanellën e Dinamos.

Related posts

KUALIFIKIMI NË FAZËN CHAMPIONS/ Tërbohet Agüero, bën akuzën e pabesueshme ndaj shokëve të skuadrës

Delo.autor

(VIDEO) Zhbllokohet sfida në “Stamford Bridge”, Chelsea realizon golin e parë

Q.Autor

“FSHF” THA SE NUK E LEJON KLUBI/ Mesfushori Selahi refuzoi të bashkohej me Kombëtaren, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment