Futboll Sport

TIFOZËT ANGLEZ NUK PËRMBAHEN/ Hipin mbi autobus dhe festojnë kualifikimin në finale të “3 Luanëve” (VIDEO)

Anglia u kualifikua për herë të parë pas 55 vitesh në një finale të Kampionatit Europian. “3 Luanët” mposhtën gjatë minutave shtesë Danimarkën me rezultatin 2-1, falë të golit të Herri Kejn.

Menjëherë pas kësaj fitoreje tifozët anglezë nuk pyesin për COVID-19 dhe mblidhen në sheshet kryesore për të festuar kualifikimin historik në finale.

Ajo që bie më shumë në sy është autobusi karakteristik britanik me dy kate ku shihen shumë tifoz që kishin hipur sipër saj duke festuar si të çmendur. Anglia do të përplasë “brirët” me Italinë në finalen e madhe të 11 korrikut në orën 21:00 në stadiumin “Wembley”.

Related posts

NDODH GJITHÇKA NË FINALEN E ÇMENDUR/ Sherr masiv dhe penallti e humbur në minutën e 125-të, SHBA ngre trofeun

Delo.autor

GATTUSO NË HALL/ Problemet në mbrojtje, MILANI kërkon 3 veteranë pa skuadër

Isa.Autor

NË PRAG TË SFIDËS KUNDËR JUVENTUS/ Milan i jep fund “telenovelës” më të gjatë për rinovim

F.autor

Leave a Comment