Futboll Sport

FRIKË TEK ALAIANSPOR/ Momente paniku për sulmuesin e njohur 28-vjeçar, testet zbulojnë probleme në…

Momente paniku për Kuame Babakar. Ish-sulmuesi i Leçes, Fiorentinës dhe Sasuolos në Serinë A, tashmë pjesë e Alaniasporit në Turqi në formë huazimi nga Sasuolo, është ndjerë keq përpara një seance stërvitore gjatë ditëve të para të grumbullimit dhe është transferuar menjëherë në një klinikë private në Alania.

Nga kontrollet e kryera është zbuluar një problem në zemër (një spazëm kardiake). Testet të tjera më të hollësishme do të kryhen në orët e ardhshme.

Ndërkohë menjëherë pas momentit të frikës, sulmuesi 28-vjeçar nuk ka nguruar të reagojë në “Instagram”, duke qetësuar disi tifozët: “Jam mirë, faleminderit të gjithëve”.

Related posts

PARTIZANI-LAÇI/ Pas 11 minutash lojë, Çinari zhbllokon sfidën ndaj “Demave” (VIDEO)

Delo.autor

FLAMURTARI-TIRANA/ Formacionet: Luhet kryendeshja e javës, Daja dhe Mema kërkojnë 3 pikët

Isa.Autor

BYLIS-TIRANA NDESHJE E FIKSUAR? Halili flet pas “rrëfimit” në Komisionin e Etikës

Delo.autor

Leave a Comment