Futboll Sport

“MASAKRA” E GJYQTARIT RUS NË EUROPË/ Reagon sponsori i Vllaznisë: Vrasje nga një arbitër

Rikthimi i Vllaznisë në Europë ka përkuar me një masakër të vërtetë që mban një emër dhe mbiemër: Aleksey Matyunin, arbitri rus që gjykoi ditën e djeshme Vllazninë kundër Siroki Brijeg.

Ai ka përfunduar në shënjestrën e të gjithëve në kampin shkodran.

Drejtori sportiv Matko Djarmati e trajnerin Thomas Brdaric folën që dje pas ndeshje në Bosnje Hercegovinë, kurse sot ka reaguar edhe sponsori Alban Xhaferi.

“Shifrat për Guiness: Vllaznia 12 faulle dhe merr 13 kartonë të verdhë, Siroki Brijeg 10 faulle dhe vetëm 4 kartonë të verdhë. Ndeshja e djeshme në Siroki Brijeg ishte një akt i paprecedentë në historinë e futbollit europian dhe vrasje e futbollit nga një arbitër”, shkruan Xhaferi në rrjetet sociale.

Related posts

Skuadra kineze me komunikatë zyrtare për Iniestan

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Fantastik Guindo, Bylisi barazon shifrat. Mbyllen sfidat

Delo.autor

Formacionet Zyrtare: Spal – Juventus

Q.Autor

Leave a Comment