Futboll Sport

LËVIZJET PAS ELIMINIMIT NË “EURO 2020″/ Franca konfirmon Deschamps, Holanda kërkon një ish për pankinën

Edhe pse kombëtarja e Francës u eliminua në fazën e 1/8-ave nga Zvicra, trajneri i “Gjelave”, Didie Deshamp do të vazhdojë të jetë në krye të kombëtares.

Ky lajm u konfirmuar nga mediat franceze, të cilat shkruan se tekniku gëzon mbështetje të plotë nga presidenti i federatës, Noel la Graet. “Didië do të vazhdojë të jetë trajneri ynë dhe për vitin tjetër. Duam të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze në Katar dhe mendojmë që ai është i duhuri për ne. Na u deshën vetëm tri minuta për të vendosur për këtë gjë. Kemi besim të plotë tek ai dhe nuk i kemi vënë kurrë në diskutim aftësitë e tij”, tha presidenti i Federatës Franceze të Futbollit për trajnerin.

VAN GAL AFËR HOLANDËS

Luis van Gal mund të jetë trajneri i ardhshëm i Holandës. 69-vjeçari ndodhet në Portugali me pushime dhe zyrtarë të Federatës së Futbollit Holandez i janë bashkuar atij për ta bindur që të marrë drejtimin e kombëtares.

Nëse Van Gal do të pranojë të drejtojë sërish “Tulipanët” pas Botërorit të 2014-ës, atëherë kontrata e tij do të jetë gati në fund të javës. Kujtojmë që Van Gal u largua nga trajningu, dhe pse jo zyrtarisht duke preferuar t’i kushtohej jetës private. Gjithsesi, largimi i Frank de Burit nga kombëtarja pas eliminimit të parakohshëm nga Europiani ka bërë që drejtuesit e Federatës Holandeze të nisin menjëherë nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë.

Botërori i Katarit është pas një viti dhe drejtuesit e kombëtares nuk duan të humbasin kohë për trajnerin, pasi kërkojnë që skuadra të jetë kompetitive dhe më parë të sigurojnë kualifikimin. Humbja ndaj Çekisë në fazën e 1/8-ve zhgënjeu jo pak tifozët holandezë, të cilët duan të shohin në krye të skuadrës një trajner me provojë. Ndërkohë që, sipas mediave në vend, nëse Van Gal nuk do të pranonte propozimin për të drejtuar “Tulipanët”, atëherë ata do ta drejtonin vëmendjen te një trajner i huaj. Emrat janë të shumtë duke nisur nga ish-trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, i cili pas largimit nga “Pancerat” është pa skuadër.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË GRIEZMANN/ Ja 10 blerjet më të shtrenjta në histori tek Barcelona

Delo.autor

PEP GUARDIOLA SHOFER I KEQ/ E pabesueshme sa shumë makina ka përplasur

F.autor

FORMULA 1/ Verstappen fiton një “pole” historik në Hungari dhe vendos rekord (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment