Futboll Sport

“NUK BESOJ SE DO TA PËRSËRISIM NË TË ARDHMEN”/ Presidenti Ceferin: Nuk është e drejtë për skuadrat dhe tifozët…

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, i ka mbyllur derën një tjetër Europiani si ky i Euro 2020.

Lajmërimi ka ardhur nga mikrofonat e BBC Sport:

“Nëse më pyesni mua, ju them se unë nuk do ta propozoja më një Europian që luhet në disa vende, sepse mendoj se është shumë i lodhshëm dhe jokorrekt në një farë mënyre”, ka thënë numri një i UEFA-s.

“Disa skuadra duhet të përshkojnë më shumë se 10 mijë kilometra dhe të tjera vetëm njëmijë, dhe kjo nuk është e drejtë për tifozët. Disa tifozë duhet të ishin në Romë dhe brenda dy ditësh duhej të shkonin në Baku, kështu nuk shkon”, ka shtuar Ceferin.

“Është një ide interesante, por e vështirë për t’u realizuar. Nuk besoj se do ta përsërisim në të ardhmen”.

Related posts

Ramos karikon skuadrën: Duhet me çdo kush ta fitojmë ‘El Classicon’

Q.Autor

SULMON ASHPËR SOLSKJAER/ Ince: Ajo që po bën është një tallje e hapur dhe shqetësuese

Delo.autor

Cristiano, Messi… Lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga gjuajtjet e lira në 10 vjetët e fundit

Q.Autor

Leave a Comment