Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi i Kombëtares pranë largimit, Barcelona B i gjen zëvendësuesin Manajt

E ardhmja e Rei Manajt është gjithmonë e më larg Barcelonës B. Jo për faktin se këta të fundit nuk e kanë më në plane apo nuk janë të kënaqur nga ajo që ka bërë, por sepse iu duhen para sepse bilanci i tyre është i tmerrshëm.

Manaj konsiderohet si një mundësi e mirë për të sjellë disa miliona euro, edhe pse do të jenë pak. Katalanasit kanë siguruar shërbimet e Xhordi Eskobar, i cili do të marrë vendin e sulmuesit të Kombëtare shqiptare te Barcelona B.

Manaj pëlqehet nga disa ekipe të tjera në Spanjë, por ka edhe interesim nga disa klube në Itali. Ai ka eksperiencën e duhur për të ndihmuar disa skuadra dhe menaxheri i tij është në punë.

Related posts

ZYRTARIZIMI I LAMPARD SI TRAJNER/ Vjen largimi i parë tek Chelsea, ja emri

Delo.autor

U mposhtën në “Elbasan Arena”, lojtari i Izraelit: Nuk mund të ndryshojmë për 3 ditë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Dortmund firmos në La Liga

F.autor

Leave a Comment