Futboll Sport

THUR ELOZHE PËR TË DY KOMBËTARET/ Lahm: Anglia dhe Italia janë dy fitueset e Europianit, ju shpjegoj pse

Në rubrikën e tij për The Guardian, Philipp Lahm ka folur për dy finalistet e Euro 2020, duke mos i kursyer elozhet për të dy kombëtaret:

“Ky Europian ka di  fituese të mëdha: Anglia ka pësuar vetëm një gol dhe mbështetet te forca atletike e lojtarëve. Janë të fortë në lojën ajrore, një cilësi që të kujton Premier League të së kaluarës”, ka thënë ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayern.

“Fituesja tjetër është Italia: skuadra e Mancini-t ka treguar se ka një grup solid, që ka ditur të kombinojë virtytin e vjetër italian për t’u mbrojtur mirë me një përbërës më ndërkombëtar”, ka shtuar ish-kampionbi i botës.

“Nuk mbështetet te catenaccio, por zotëron topin në mesfushën kundërshtare, falë treshes së mesfushës. Është skuadra më e mirë e Europianit taktikisht”.

Related posts

Sanchez pranon ofertën e United, Mkhitaryan dhe parà për Arsenal

Q.Autor

VERONA-JUVENTUS/ Pas një pasimi perfekt nga Chiesa, Ronaldo zhbllokon sfidën për “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Ramos pranon, Reali bën gati 70 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment