Futboll Sport

Zbardhen emrat, Flamurtari gati për rotacionin thelbësor në skuadër

Flamurtari po mundohet të sigurojë pjesëmarrjen në Kupat e Europës, por vendi i tretë është goxha larg, pasi Luftëtari ka shtatë pikë më shumë, që në pesë javë kampionat të mbetura duken të vështira të rikuperohen. Gjithsesi vendi i katërt është shpresa, pasi në rast se fituesi i Kupës së Shqipërisë do të jetë Skënderbeu, skuadra e renditur në atë pozicion merr pjesë në Europë. Kështu, duket një garë mes vlonjatëve dhe Laçin për të vendin e katërt, që momentalisht mbahet nga Partizani.

Nga ana tjetër në Vlorë po mendojnë për rinovimet dhe administratori Sinan Idrizi është shprehur se në verë merkato ka qenë e mirë dhe se një pjesë e lojtarëve do të qëndrojnë. Kështu tanimë kanë nisur të dalin edhe emrat e atyre lojtarëve që mund të rinovojnë kontratat. Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive “Sport Ekspres”, të parët në listën e Flamurtarit që pritet të nënshkruajnë marrëveshjet e reja janë portieri Adis Nurkovic dhe mesfushori Muhamedin Useini.

Lista zgjerohet edhe më shumë, pasi në planet e klubit janë edhe lojtarët e tjerë të mbrojtjes, duke nisur me Goran Siljanoviskin, që në krahun e djathtë ka treguar se është ndër më të mirët në Superiore dhe normalisht në Vlorë nuk duan t’u ikë nga duart një element i tillë. Ditmar Bicaj dhe Franc Veliu gjithashtu janë në listën e klubit edhe për sezonin tjetër, për të kaluar edhe në krahun e majtë të prapavijës, që është mbuluar nga Emiljano Musta.

Duke se ky do të jetë boshti i ekipit, së bashku me Danilo Alves, me të cilin gjithashtu pritet të diskutohet rinovimi i kontratës. Muarem Muarem është nën kontartë dhe qëndrimi i tij duket i sigurt, por mbetet për t’u parë, pasi është lojtari më i paguar i skuadrës. Në dyshim për qëndrimin janë Igor Nedeljkovic dhe Fisnik Zuka, të dy të afruar në janar dhe që janë nën kontratë. Gjithsesi në Vlorë fillimisht duhet të projektojnë njeriun që do të marrë drejtimin e ekipit, pasi në vend të Shpëtim Duros përkohësisht poe e drejton ekipin Ardi Behari dhe Vasil Ruci.

Related posts

Barcelona me sulm ekskploziv për sezonin e ardhshëm, Mesi, Suarez…

Sadik.Autor

PËRPLASJE TITANËSH/ Historia shkruhet në “Old Trafford”

Delo.autor

Sa shumë lamtumira pas Botërorit/ Ja emrat e mëdhenj që u tërhoqën nga kombëtaret

Isa.Autor

Leave a Comment