Futboll Sport

SFIDA FINALE NDAJ BRAZILIT PËR “COPA AMERICA”/ Skaloni: Të fitojmë për Messin dhe për veten

Argjentina kërkon të fitojë pas 28 vitesh Kupën e Amerikës dhe të rikthejë në vend më në fund një trofe të madh. Trajneri Lionel Skaloni e kupton mirë përgjegjësinë që ka, por ai beson se uria e Mesit do të jetë ajo që do të bëjë diferencën:

“Kemi ardhur në këtë finale duke treguar një dëshirë të madhe për të triumfuar. Mesi është gati dhe të gjithë e panë në gjysmëfinalen ndaj Kolumbisë se çfarë bëri në fushë.

Unë mendoj se ai ka qenë gjithmonë lideri ynë dhe jam i bindur se do të jetë edhe ndaj Brazilit. Mendoj se ka ardhur ora që ai të fitojë trofeun e tij të parë për veten, por edhe për të gjithë ne argjentinasit. Ndaj, tani nuk na mbetet vetëm që të bëjmë një ndeshje të madhe”.

Related posts

“LUFTA” JUVENTUS-MILAN/ Nis ofensiva për fantazistin e Romës

F.autor

Mediat italiane: S’ka asgjë të vërtetë rreth Icardit dhe Real Madridit

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Quaresma shënon një supergol dhe ndëshkon Iranit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment