Futboll Ligue 1

Trajneri i PSG-së provokon Realin

Unai Emery provokon Realin që të luajë me të më të mirët, duke përfshirë Modricin dhe Kroosin.

Në konferencën për shtyp, trajneri i PSG-së ka besim se ekipi i tij do të bëjë maksimumin për t’i bërë krenarë tifozët dhe të arrijë kualifikimin në çerekfinalet e Championsit.

“Është ndeshja e vitit. Është një moment unik për ne dhe për të gjithë tifozët. Ata që e duan futbollin në Francë dhe në Paris do të shikojnë një ndeshje spektakolare. Është një shans i mirë për ne që të vazhdojmë më tej. Nëse luajmë me zemër dhe ashtu siç dimë, do ta kalojmë turin, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë.

Arbitri? Do të fërshëllejë atëherë kur duhet. Kam besim këtë herë.

Di Maria? Është gati dhe do të zëvendësojë Neymarin”, tha fillimisht Emery.

Më tej, trajneri i PSG-së thumboi rivalët. “Shpresoj që të luajnë më të mirët e Realit, sepse në këtë mënyrë do të motivohemi më shumë. Ata luajnë me skuadrën më të mirë, ndërsa ne do të luajmë me zemër. Dua që të fitoj ndaj më të mirëve”, tha Emery.

Ai nuk ka dashur të japë asnjë të dhënë për formacionin dhe për lojtarët që do të luajnë mbrëmjen e sotme, por ka shprehur besim te të gjithë.

Related posts

KUKËSI-FLAMURTARI/ Trajneri Gjoka kërkon të mbajë ritmin deri në fund (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Augsburgu pranë zonës europiane, shkatërroi 3-0 Entrachtin e Frankfurtit

Q.Autor

LAZIO-INTER/ Immobile-Dzeko një sfidë bomberash, ja detajet brenda dhe jashtë fushe të dy golashënuesve…

Delo.autor

Leave a Comment