Futboll

Guardiola kthen tifozët kundër tij: Manchester City nuk është në nivelin e Barcelonës

Manchester City vazhdon të fitojë duke bindur, por Pep Guardiola nuk mashtron veten.

Në konferencën për shtyp përpara sfidës së kthimit ndaj Baselit për raundin e 1/8-ave të Champions League, trajneri spanjoll dha një përgjigje për të gjithë ata që e krahasojnë City-in aktual me Barçën e tiki-takas.

“Futbollistët e Barcelonës kanë dominuar gjatë dekadës së fundit duke fituar shumë trofe. Ne sapo kemi fituar trofeun e parë me këtë grup. Për të arritur nivelin e Barcelonës do të na duhet shumë, por shumë shumë kohë”, theksoi spanjolli.

Më pas Guardiola foli edhe për shanset që ka City i tij për të triumfuar në këtë edicion të Champions League.

“Njerëzit thonë që jemi një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun, por në Champions League është diçka ndryshe. Po nëse ndodh diçka e ngjashme me atë që ndodhi në sfidën e FA Cup ndaj Wigan nuk do ta fitonim kurrë Championsin. Në këtë kompeticion nuk ka vlerë vetëm mënyra sesi luan. Champions League është krejtësisht ndryshe. Mjaftoni të shikoni Realin e Madridit, përpara ndeshjes ndaj PSG të gjithë thoshin se Reali ka probleme, por më pas të gjithë e panë se çfarë ndodhi. Champions League është unike, aty vendosin episodet”, deklaroi Guardiola.

 

Related posts

E duan disa klube të mëdha, ja cilin zgjedh Skriniar

Q.Autor

Frika nga largimi/ Klauzola e Elseid Hysaj kthehet në çështje tek skuadra e Napolit

Isa.Autor

“TË MENDOJA DHE LUTESHA ÇDO DITË PËR TY”/ Mesazhet prekëse të miqve për ndarjen nga jeta të 34-vjeçarit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment