Futboll Premier League Sport

Toure gati të luajë te rivalët e City-t për £1 në javë për inat të Guardiola-s

Yaya Toure do të heqë dorë nga paraja për të vërtetuar se trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola e kishte gabim sezonin e kaluar, sipas agjentit të tij, teksa veterani kërkon të luajë me një mes 6 skuadrave më të mira të Premier League.

Toure ka shprehur pakënaqësitë e tij drejt Guardiola-s, duke i thënë France Football se trajneri i tij është xheloz dhe racist.

Dhe agjenti i tij Dimitri Seluk ka sulmuar përsëri Guardiola-n, duke zbuluar planet e Toure ër sezonin e ri.

“Tani Yaya ka shumë oferta nga vende të ndryshme, ku janë gati të paguajnë shuma të mëdha, por ne kemi vendosur t’ia dedikojmë sezonin e ardhshëm Pep Guardiola-s,” shprehet Seluk për Sport24.

“Dhe për t’u treguar tifozëve të City-t se Yaya nuk ka mbaruar.

“Deklaroj zyrtarisht se Toure është gati të luajë si një lojtar i lirë në një mes gjashtë ekipeve më të mirë të Premier League për një rrogë 1 paund në javë.

“Mendoj se një lojtar si Yaya do të ishte titullar tek Arsenal, Chelsea, Manchester United, Tottenham dhe Liverpool.

“Yaya është një fitues dhe me kualitete lidershipi të mëdha.”

Related posts

PRITET TË JENË SPEKTAKOLARE/ Formula 1 zbulon të ardhmen, ja si duken makinat e sezonit 2022… (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANDORËS PËR EURO U-21/ Trajneri Bushi: I kemi mundësitë për të zënë vendin e dytë, gjithçka varet nga…

Delo.autor

Presidenti Scaroni: GATTUSO mos të trembet nga CONTE, MILANIN e rikthejmë në…

Isa.Autor

Leave a Comment