Futboll Sport

HISTORIKE/ Mesi fiton trofeun e parë me Argjentinën! Bardhekaltrit mposhtin në finalen e Kupës së Amerikës Brazilin

Triumf historik, Mesi fiton trofeun e parë me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Bardhekaltrit mposhtën Brazilin në finalen e zhvilluar në “Maracana”, me rezultatin 1-0 falë golit spektakolar të realizuar me parabol nga Angel Di Maria në mintën e 22-të.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, brazilianët e udhëhequr nga Nejmar, nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës. Ky ishte shansi i fundit i Mesit për të fituar një trofe me kombëtaren e tij dhe ia doli.

I gjithë suksesi në këtë sfidë iu dedikua “Pleshtit”, i cili është dhe lideri absolut i kësaj Argjentine.

Për sa i përket ndeshjes, ajo ishte një përballje tepër e luftuar, teksa gjyqtari nxorri nga xhepi plot 9 kartonë të verdhë, teksa në fund, ishin argjentinasit ata që festuan.

Related posts

Dhuna në futboll, UEFA kërkon dënime shembullore

Q.Autor

E KRYER/ Igli Tare “rrëmben” Vedat Muriqin, ja detajet e transferimit

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ I mjaftojnë 10 minuta lojë, mesfushori Fernandes ndëshkon “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment