Futboll Sport

MJAFTON GOLI I DI MARIAS/ Argjentina mposht Brazilin dhe fiton Copa America (VIDEO)

Argjentina është fituesja e Copa America pasi mposhti me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Di Maria në minutën e 22.

Ndeshja nisi me ritëm por të dy ekipet nuk ishin të qartë në sulmet e tyre. Një top i gjatë nga mesfusha dhe një gabim i Lodit bën që Di Maria të gjendet i vetëm përballë portierit Ederson dhe të shënojë në minutën e 22.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në të dytën Brazili shton përpjekjet e tij duke futur në fushë Firminon Vinicius dhe lojtarë të tjerë, por Argjentina diti të mbrohej dhe herë pas here sulmonte me kundërsulme. Brazili vazhdon pëpjekjet por pa sukses duke bërë që ndeshja të mbyllet 1-0 për Argjentinën.

Me fitoren e këtij trofeu, Messi arrin të fitojë një trofe me fanellën e kombëtares Argjentinase.

Video nga goli i Di Marias:

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Betis-Real Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

CHAMPIONS/ PAOK-Benfica: Një ndeshje që mund të hyjë në HISTORI, ja arsyja…

Isa.Autor

​Nottingham spektakolar ndaj Arsenal, Wenger eliminohet nga FA Cup

Q.Autor

Leave a Comment