Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA TEK LAZIO/ Sarri befason talentin shqiptar me një telefonatë

Florent Shehu, mesfushor zviceran me origjinë shqiptaro-franceze, ka folur nga grumbullimi i Lazio-s.

“Jam i lumtur që jam këtu, është një rast i papërsëritshëm të punosh me një trajner si Sarri. Në krahasim me ekipin e dytë, këtu ka më shumë intensitet dhe cilësi”, ka thënë 19-vjeçari për Lazio Style Channel.

“Më ka befasuar ky grumbullim, nuk e prisja: isha me pushime, më kanë telefonuar dhe jam kthyer menjëherë . Dua të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe të përmirësohem shumë, duke marrë shembull nga shumë lojtarë të mëdhenj që janë këtu”, ka shtuar Shehu.

“E ardhmja? Dua të jap maksimumin, më pas gjërat vijnë vetë. Është një ëndërr që jam këtu. Idhujt? Jam frymëzuar gjithmonë nga Neymar, ndërsa këtu më pëlqen shumë Milinkovic”.

Related posts

Julio Cesar bëhet pishman për tërheqjen nga futbolli, firmos për tre muaj në Brazil

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Presidenti Laporta po tenton rikthimin e Guardiolës tek Barcelona

Delo.autor

Kili refuzon kërkesën e Claudio Bravo-s, portieri i City-t mbetet jashtë Kombëtares

Q.Autor

Leave a Comment