Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Hoeness sulmon ashpër “3 Luanët” para finales: Ajo që bëjnë është absurde

Ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka kritikuar sjelljen e anglezëve në prag të fiales së Euro 2020 Itali-Angli.

“Nëse do të kisha kohë për të ndezur një qiri për Italinë, do ta bëja. Anglezët sillen në mënyrë absurde. Mbaj mend se një vajzë me fanellën e Gjermanisë qante dhe i gjithë stadiumi bërtiste kundër saj”, ka thënë Hoeness.

“Ose kur vërshëllenin himnin e Danimarkës. Ky nuk është shpirti sportiv që anglezët promovojnë gjatë gjithë kohës. Kanë një kryeministër (Boris Johnson) që nuk më pëlqen aspak”, ka shtuar ish-presidenti i bavarezëve.

“Kur mendoj si do të sillet sot me fanellën e Anglisë, ndërsa 60 mijë persona janë të infektuar nga coronavirus-i, më bën të çmendem. Për të gjitha këto, tani kam një antipati kundrejt anglezëve. Ndër të tjera, janë larguar nga Europa”, ka përfunduar Hoeness.

Related posts

Rrëfimi i Ledio Panos: Nga pesha e fanellës së të atit, tek racizmi i egër në Greqi

Sadik.Autor

NUK KA MË DILEMA/ Raiola është dakord: IBRA te MILANI? Pse jo, por me një KUSHT

Isa.Autor

HISTORIKE PËR SHQIPËRINË/ Stadiumi “Air Albania” mirëpret finalen e…

F.autor

Leave a Comment