Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Prifti paraprin meshën dhe fton të gjithë të shikojnë finalen në kishën ku është rritur Mancini

Në Jesi (provincë e Ankonës), të gjithë do të shikojnë finalen e “Euro 2020” mes Italisë dhe Anglisë, në kishën ku është rritur Roberto Mançini.

Është marrë vendimi për të paraprirë meshën e nesërme, duke i ftuar të gjithë për të parë ndeshjen në ekranin e madh në ambient të hapur, përkrah kishës së Shën Sebastianit, atje ku trajneri i kombëtares “axurre” ka shkelmuar topin e tij të parë.

Ftesa është shpërndarë në rrjetet sociale. “Ju presim të gjithëve të karikuar dhe me dëshirë për të festuar”, ka qenë thirrja e priftit

Related posts

Tranieri Pacult: Presidenti Gjici erdhi në dhomat e zhveshjes dhe na…

Q.Autor

ZYRTARE/ Tare i qëndron besnik projektit, rikthen Alegrin te Milani pas 11 vitesh

F.autor

TËRBOHEN TIFOZËT E BAYERN/ Blerja më e shtrenjtë në histori të klubit rrezikon seriozisht sezonin

Delo.autor

Leave a Comment