Futboll Sport

“SHKO PIRDHU” DHE TËRHEQJE VESHI PËR MESSIN/ Kush është gjyqtari holandez që bën të heshtin yjet e futbollit

Itali-Angli të dielën në mbrëmje do të gjykohet nga Bjorn Kaipers, një siguri për UEFA-n, bilbili holandez ka përvojën e duhur për ta drejtuar finalen e “Euro 2020”.

Kushedi se si ndihet Marko Verati që në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e gjysmëfinales kundër Mançester Sitit, ai akuzoi Kajpresin për ofendim “Shko pirdhu”.

UEFA nuk hapi procedura disiplinore. Shokët e klubit Paredes dhe Herera gjithashtu konfirmuan fjalët e Veratit pas ndeshjes: “Në një moment të caktuar ai tha:

‘Vafankulo’, ne nuk mund ta pranojmë atë”. Nga ana tjetër Kuipers është një arbitër i cili ka qenë protagonist dhe në rastet me Kristiano Ronaldon me shprehjen “Tregoni respekt” dhe një tërheqje veshi për Mesin, “Gjithmonë e bën këtë gjë”.

Related posts

MAN UNITED NË KAOS/ Evra: E gjithë bota po QESH, por urrejtja për ne do të kthehet

Isa.Autor

Mbappe shuan shpresat e Real Madridit: Do të qëndroj në Paris

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ PSG ndryshon strategji, Inter fërkon duart dhe shpreson…

Delo.autor

Leave a Comment