Futboll Sport

EUROPIANI “MINIERË ARI”/ UEFA pritet të ndajë 331 milionë euro për pjesëmarrësit, ja sa përfitojnë kombëtaret…

Sfida ndaj Anglisë nuk vlen vetëm për histori për Italinë, por dhe për të mbushur xhepat.

Sipas ‘’SportMediaset’’, kombëtarja ‘’axurre’’ ka fituar deri tani 25 milionë euro nga UEFA të cilat mund të bëhen 28 milionë në rast triumfi ndaj Anglisë. UEFA do të ndajë 331 milionë euro për pjesëmarrëset e kompeticionit, ku 130 milionë do të shkojnë për skuadrat e futbollistëve që janë aktivizuar në Europian.

Nga ekipet e eliminuara në çerekfinale, Belgjika ka përfituar më shumë plot 16.2 milionë euro. Ndjekin Ukraina me 14.2 milionë euro dhe Çekia me Zvicrën nga 12.75 milionë. Gjermania dhe Portugalia kanë arritur të grumbullojnë vetëm 12.2 milionë euro së bashku me Kroacinë dhe Austrinë, ndërsa Franca, Austria dhe Suedia kanë përfituar 12.75 milionë euro.

Danimarka arriti të grumbullonte 18.25 milionë euro si gjysmëfinaliste, ndërsa Spanja 1 milionë më shumë se danezët. Në rang klubesh, pritet që Mançester Siti dhe Çelsi të përfitojnë më shumë në Angli ndërsa në Itali ajanë Juvja, Interi dhe Atalanta të cilat do të fitojnë më shumë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nuk ishte pjesë e projektit, mesfushori i Tiranës vendos për të ardhmen

Delo.autor

“DO JEMI GATI NESËR PËR MAKSIMUMIN”/ Gjimshiti para Polonisë: Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje e madhe

F.autor

NAPOLI PO KALON NJË PERIUDHË TË VËSHTIRË/ Shikoni çfarë bëjnë tifozët lojtarëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment