Futboll

Benzema luan sot ndeshjen numër 100 në Champions League

Sfida e sotme në Paris do të jetë e veçantë për Karim Benzema. Për sulmuesin e Real Madridit do të jetë ndeshja e 100-të në Champions League.

Francezi me fanellën e Real Madridit ka fituar tre herë Ligën e Kampioneve, teksa është golashënuesi i tretë më i mirë në këtë kompeticion pas Ronaldos dhe Messit.

Benzema debutoi më 6 dhjetor 2005 në Champions, teksa në atë kohë ai luante me Lyon. “Bomberi” francez shënoi golin e parë kundër Rosenborg (Norvegji).

Në 19 ndeshje që Benzema ka luajtur për Lyonin, ka shënuar 12 gola, deri në korrik të vitit 2009 kur ai u transferua në “Santiago Bernabeu”.

Që nga debutimi i tij e deri më sot Benzema ka luajtur 99 ndeshje me Realin, teksa ndaj PSG-së do të jetë e 100-ta.

Related posts

ETRIT BERISHA DREJT SERISË A/ Skuadra italiane interesohet edhe për Strakoshën

Delo.autor

U ANKUA TOTTENHAM/ “UEFA” nis procedim disiplinor ndaj “Katalanasit”, ja vendimet

Delo.autor

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ PSG përgatit revolucionin, nxjerr në shitje yjet…

Delo.autor

Leave a Comment