Futboll Seria A Sport

FANELLË ME RISI TË MËDHA/ Interi prezanton zyrtarisht uniformën e parë për sezonin e ri (FOTO+VIDEO)

Nuk ka më asnjë dyshim për fanellën e parë të Interit për sezonin e ri futbollistik 2021/2022. Ashtu siç ishte ditur prej kohësh Interi do të kishte risi të mëdha në fanellën e saj të parë.

Skuadra zikaltër me anë të një video-je ka prezantuar në profilet e saj zyrtare në rrjetet sociale fanellën e parë ku ka një ndryshim drastik nga uniformat historike të Interit ndër vite.

Në uniformë nuk ka më vija të drejta, por tani janë në formën e lëkurës së gjarprit, e cila është dhe simboli i Interit. Është eliminuar totalisht ngjyra e zezë ku bluja e errët e ka zëvendësuar.

Ngjyra e kaltër është ajo që do të sinkronizojë blunë e errët. Vihet re se logo e Interit do të jetë e gjitha në ngjyrë të artë ashtu si dhe sponsori “NIKE”.

Në qendër është pozicionuar edhe logo e kampionëve të Italisë që Interit i mungonte që nga sezoni 2009/2010.

Risia tjetër e madhe është se Interi është në kërkim të një sponsori teknik në fanellë pasi sponsori historik i zikaltërve “Pirelli” nuk do të vijojë bashkëpunimin me skuadrën nga Milano për herë të parë pas 26 vitesh së bashku.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Kamza: Mbyllet e para, “dhurata” e Frashërit sjell baraspeshën (VIDEO)

Delo.autor

“MURI ZIKALTËR”/ INTERI refuzon 75 milionë euro për SKRINIAR nga gjigantët e Europës

Isa.Autor

U LARGUA NGA MILAN NË FUND TË SEZONIT/ Mesfushori firmos për skuadrën tjetër italiane…

Delo.autor

Leave a Comment