Futboll Sport

“DONNARUMMA ËSHTË NJË FENOMEN”/ Jorginho: Penalltia e humbur? Gjithçka e organizuar

Italia ka fituar Europianin dhe të gjithë protagonistët e suksesit “axurr” mund të qeshin dhe të bëjnë shaka për gabime t e bëra gjatë kampionatit.

Një nga ata është edhe Jorginho. Ylli i Chelsea-t, pasi ka shënuar penalltinë kundër Spanjës që i ka dhuruar Italisë finalen, ka gabuar atë në finale:

“Ishte gjithçka e organizuar”, ka thënë duke qeshur për brazilianen Sport TV.

“E dija se Donnarumma do të priste. Në atë moment më është përmbysur bota, por fatmirësisht kemi këtë fenomen në portë që më ka shpëtuar”, ka thënë Jorginho për Gigio-n.

“Topi i Artë? Nëse flasim për talent, nuk jam më i miri në botë. Nëse flasim për trofe, askush nuk ka fituar më shumë se unë në këtë sezon. Krahasimi me Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar? Ata kanë karakteristika të ndryshme nga unë, por varet nga kriteret që përdoren”, ka thënë Jorginho.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Katër skuadra mbeten në garë, ja plani për sfidat gjysmëfinale…

Delo.autor

Vendi i parë në Grupin B, Spanja shmangu 15 Kupa Bote

Sadik.Autor

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Selmani i pret penalltinë Dejvi Bregut

Delo.autor

Leave a Comment