Futboll Seria A Sport

“ËSHTË PËRMIRËSUAR NDESHJE PAS NDESHJE”/ Mourinho i zgjat dorën Shaw: Ndoshta kam qenë shumë i ashpër…

Jose Mourinho është kthyer të flasë për Luke Shaw dhe për marrëdhënien jo shumë të mirë me mbrojtësin anglez.

Këtë herë, në TalkSport, Special One ka patur fjalë të bukur për ish-lojtarin e tij:

“Njerëzit mendojnë se Luke Shaw nuk më pëlqen. Atëherë them se ka luajtur një kampionat fantastik, një finale fantastike, në të cilën nuk ka bërë asnjë gabim në mbrojtje”, ka thënë Mourinho.

“Është përmirësuar ndeshje pas ndeshje dhe ka shënuar një gol që nuk ka shërbyer për të fituar, por për të ka qenë i rëndësishëm, për karrierën e tij”, ka vazhduar Mou.

“Marrëdhënia jonë? Kam kërkuar gjithmonë të gjeja pikët e dobëta të lojtarëve dhe më pas i shtyja të bënin më mirë. Ndonjëherë kam sukses, herë të tjera jo. Ka situata në të cilat duhet të vësh nën presion lojtarët; ndoshta kam qenë shumë i ashpër me atë, nuk ishte gati”.

Related posts

POLONIA MERR LAJMIN E KEQ/ Portieri mungon ndaj Shqipërisë

F.autor

MOURINHO FLET PAS SHKARKIMIT/ E ardhmja e Manchester UNIDET do të jetë…

Isa.Autor

Kane merr Këpucën e Artë, Courtois Dorezën. Mbappe i riu më i mirë, Modric më i miri i “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment