Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Teuta i beson veteranit të Superiores, sulmuesi Plaku kalon tek “djemtë e detit”

Merr zgjidhje dilema për të ardhmen e sulmuesit veteran të Kategorisë Superiore, Sebino Plaku. Futbollisti do të luajë për Teutën këtë sezon. 35-vjeçari u prezantua sot në ambjentet e klubit durrsak nga shefi i klubit Enid Furxhiu.

Transferimi i Plakut nga Kastrioti te Teuta ishte paralajmëruar prej disa ditësh. Ish-sulmuesi i Tiranës, Dinamos, Partizanit, Flamurtarit e shumë ekipeve të tjera zëvendëson Rubin Hebajn.

Njoftimi i Teutës

🤝✍|KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Sebino Plaku. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në pranin e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. #Plaku në Durrës vjen nga ekipi i #Kastriotit. Sulmesi do të bashkohet sot me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i parë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Sebino Plakut, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë ⚽️ me fanellën e skuadrës tonë! #mirsevjensebinoplaku🔵👏

Related posts

Nga Udinese te Napoli, këta janë dështimet e javës së 32-të

Sadik.Autor

SETIEN NË FIJE TË PERIT/ Ja për sa kohë mund të qëndrojë tekniku i Barcelonës

Delo.autor

VIDEO/ United kalon në avantazh ndaj Huddersfield, Lukaku autor i golit

Q.Autor

Leave a Comment