Futboll Ligue 1 Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E POCHETTINOS/ PSG heqë dorë nga 17 milionë euro vetëm për të larguar mbrojtësin…

Thilo Kehrer nuk bën pjesë në planet e Paris Saint-Germain dhe Mauricio Pochettino-s.

Zbarkimi në Paris i Sergio Ramos ka mbyllur përfundimisht dyert për mbrojtësin gjerman, i cili duket se nuk ka shumë merkato.

Leonardo, sipas L’Equipe, synon të rikuperojë 20 nga 37 milionë eurot e shpenzuara për ta marrë nga Schalke tre sezone më parë.

Kehrer ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ka patur shumë probleme fizike, që kanë ngadalësuar rritjen e tij. Pasi ka marrë 10 milionë euro për Bakker, PSG synon të mbushë përsëri arkat.

Related posts

E PABESUESHME NË BOTËRORIN PËR FEMRA/ Mesfushorja e Gjermanisë i befason të gjithë, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Zyrtare: Tottenham transferon yllin e PSG-së

Q.Autor

37 vjet më pas sërish Real Madrid-Liverpool, në lojë është trofeu i Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment