Futboll La Liga Sport

“Këtë herë do të jetë njësoj si një kafe e shtrydhur”, trajneri i Barçës jo entuziast për “El Clasicon”

Sfida mes Barcelonës dhe Realit të Madridit e mbrëmjes së sotme, për disa do të jetë një “El Clasico” që ka pak rëndësi, duke qenë se vjen pasi kampionati është mbyllur tashmë nga katalanasit dhe mbi të gjitha, “Los Blancos” janë me sytë e kthyer nga finalja e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit. Dhe një ndër ata që e mendon kështu është edhe vetë një prej protagonistëve, shkurt trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde.

“Reali me sytë nga Championsi? Unë mendoj se ky ‘El Clasico’ do të jetë si një kafe e shtrydhur, sepse jemi ne ata që e kanë fituar kampionatin dhe nervi i lojës nuk do të jetë ndoshta ai i përhershmi. Gjithsesi, mbetet një përballje që ka brenda shumë histori, shumë stimuj dhe është gjithmonë Barcelona kundër Realit të Madridit.

Natyrisht që, nëse ndoshta për futbollistët një gramë entuziazëm më pak mund të ketë duke parë situatën e të dyja klubeve në kompeticionet ku ata luajnë, sigurisht që kjo mbetet një ndeshje shumë e rëndësishme për tifozët, prandaj ne do të luajmë për ata, por edhe për të bërë sa më shumë pikë në këtë kampionat”.

Në lidhje me mungesën e tunelit të nderit që Reali i Madridit tashmë e ka vendosur që nuk do t’ia dhurojë Barcelonës, trajneri Valverde as që preket shumë: “Është folur më shumë seç duhet për këtë gjë dhe madje po i japim më shumë rëndësi sesa meriton.

Nëse nuk do ta bëjnë, nuk e konsideroj si një mungesë respekti nga ana e Realit, është thjesht zgjedhja e tyre”. Dhe në fund strategu i katalanasve e mbyll me një përgjigje në lidhje me “El Clasicon” e fundit që do të luajë Andres Iniesta. “Iniesta është një nga ata pak kampionë që vlerë- sohet nga e gjithë bota, madje edhe nga kundërshtarët. Ai do të jetë gjithmonë një legjendë, jo vetëm për atë që i ka dhënë Barcelonës, por edhe futbollit spanjoll. Meriton të gjitha komplimentet e botës”

Related posts

SFIDA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Klopp “emëron” trajnerin e ardhshëm të Manchester Unitedit

Delo.autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Interit mbetet në Serinë A, transferohet tek klubi…

Delo.autor

PEREZ MERR VENDIMIN PËR YLLIN/ Real Madridi nxjerr sulmuesin në shitje, ja shuma që kërkon

Delo.autor

Leave a Comment