Futboll Sport

SITUATË QESHARAKE/ Injorimi i mediave moldave, dështon konferenca e trajnerëve para ndeshjes Sherif-Teuta

Mediat lokale në Tiraspol kanë injoruar konferencat për shtyp në prag të Sherif-Teuta. “Panorama Sport” mëson se trajneri Edi Martini është paraqitur në orën 18:45 në sallën e konferencave, por asnjë gazetar nuk ka qenë i pranishëm në ambientet e stadiumit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me trajnerin e Sherifit, Juri Vernidub.

Gjithsesi, faqja zyrtare e klubit moldav ka publikuar një prononcim të këtij të fundit për ndeshjen. “Nuk duhet të merremi me rezultatin e ndeshjes së parë. Futbolli është i paparashikueshëm, kështu që nga ekipi pres të luajmë për një tjetër fitore ndaj Teutës. Të gjithë ata që luajtën në Shqipëri janë gati”, ka thënë trajneri ukrainas i ekipit moldav.

Related posts

NJË EPOKË E RE PO VJEN/ Djali i Rooney “eklipson” Cristiano Jr. Tek Mancheter United ylli i ekipit U-12 është ai

Delo.autor

Prezantohet blerja e bujshme e Barcelonës (FOTO)

Q.Autor

Ngjarje e rëndë në Champions/ Sulmohen tifozët brenda në hotel, ka të plagosur

Isa.Autor

Leave a Comment