Futboll Sport

“ËSHTË E TRISHTË, POR KY ËSHTË REALITETI”/ Ramos kritikon spanjollët: Duhet të marrin shembull nga Italia

“Vitet kalojnë dhe ndodh gjithmonë e njëjta gjë. Kemi një problem si vend, filozofia nuk ndryshon. Shikoj Premier, Italinë, ku Bonuçi dhe Chiellini janë heronj. Duhet të bëjmë të mundur që edhe në Spanjë njerëzit të adhurojnë ata që kanë sukses”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga Ramos në intervistën e tij të parë të dhënë për mediat spanjolle si mbrojtës i PSG-së, në lidhje me mënyrën si trajtohen në Spanjë lojtarët e kombëtares, siç ka ndodhur në rastin e Alvaro Morata-s.

“Vlerësimi që kemi për të huajt mungon për lojtarët tanë. Është e trishtë, por ky është realiteti. Nuk e kam vuajtur vetëm unë, por edhe lojtarë të tjerë. Kur kemi kampionë të cilët nuk i vlerësojmë. Duhet t’i vlerësojmë më shumë njerëzit dhe të kemi më pak zili”, ka përfunduar Ramos.

Related posts

Inter tenton për Politano, mban takim me agjentin e sulmuesit

Sadik.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA ME RIVALIN OTTO WALL/ Ja kur rikthehet Fury kthehet në ring

Delo.autor

HAVERC BRAKTIS GJERMANINË PËR CHELSEA/ Xhindoset Birhof: Donim të përqendrohej tek kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment