Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Russell zbulon të ardhmen: Jam në kontakt me Mercedes për të pilotuar makinën kampione

Ka garuar vetëm një herë me Mercedes, kur zëvendësoi Lewis Hamilton sezonin e kaluar (i infektuar me koronavirus) në Sakhir, por e ardhmja e pilotit të ri britanik George Russell pritet të jetë sërish makina gjermane. Është vetë piloti i Williams ai që konfirmon se bisedimet me Mercedes, ku pritet të zëvendësojë sezonin e ardhshëm Valtteri Bottas.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Mercedes, me Toto Wolff. Ata janë kujdesur gjithnjë për mua. Jam një pilot që vij nga shkolla e tyre, ndaj kanë kontrollin e fatit tim. Më kanë thënë gjithnjë se nëse bëj një punë të mirë, do të shpërblehem”, tha Russell.

Më tej, piloti britanik shtoi: “Jam një pilot i Mercedes dhe i jam besnik kësaj marke. Gjithsesi, dua të dueloj për titullin dhe jo të renditem në vendin e 15-të dhe këtë gjë dua ta bëj sa më herët të jetë e mundur. Po bëj më të mirën e mundshme nga java në javë, ndaj të shohim se si do të shkojnë gjërat”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Pas një super kombinimi me Klassen, Tadic mposht portierin Lopez (VIDEO)

Delo.autor

“DËSHIRA IME ËSHTË TA MBYLL KARRIERËN TEK…”/ Mesfushori Kroos zbulon para ndeshjes dëshirën e madhe

Delo.autor

I PAKËNAQUR ME SITUATËN/ Agjenti i Hysaj: Mund të largohet nëse nuk luan rregullisht, mirëpo…

Delo.autor

Leave a Comment