Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Egnatia tenton një tjetër goditje, pranë akordit me ish-lojtarin e Laçit…

Egnatia ka bërë një merkato shumë të kujdesshme deri më tani, duke afruar 6 lojtarë të cilët trajneri Gugash Magani mendon se mund të fuqizojnë formacionin e rrogozhinasve.

Franc Ymeralilaj, Arbër Çyrbja, Alessandro Kacbufi, Bledar Lila, Mikhael Agbekpornu dhe Besart Krivanjeva janë futbollistë që luajnë në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Mirëpo, merkatoja e rrogozhinasve nuk do të ndalet këtu, pasi synohet edhe afrimi i disa elementëve cilësorë, që do të jepnin siguri të madhe për ekipin në Kategorinë Superiore.

“Panorama Sport” zbulon se afrimi i radhës tek Egnatia mund të jetë mesfushori i qendrës, Lukas Ramos. 26-vjeçari ka mbyllur sezonin si pjesë e Laçit dhe paçka se figuron në listën që bardhezinjtë kanë paraqitur në UEFA për ndeshjet e Ligës së Konferencës, ai ka më shumë se dy muaj që ka shkëputur marrëdhëniet me kurbinasit.

Burime pranë lojtarit tregojnë se në parim është arritur një akord mes agjentit të tij dhe Egnatias dhe tashmë pritet që Ramos të mbërrijë në Shqipëri për të firmosur kontratën.

Mesfushori ka shumë eksperiencë, pasi nuk ka luajtur vetëm në Superiore me Laçin dhe Flamurtarin, por edhe në Greqi për skuadra të njohura si PAS Janina, Apollon Larisa dhe Lamia.

Afrimi i tij do të blindonte qendrën e mesfushës rrogozhinasve, teksa braziliani njihet si një lojtar organizator, i cili ka një pasim mjaft të saktë.

Related posts

PRAPASKENAT E MERKATOS NË SERIE A/ Hysaj bëhet biond dhe pret Juventus, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ “BARDHEBLU”, sot Shqipëria jeni ju!

Delo.autor

“DIHET SE KUSH ËSHTË NUMRI 1 TEK REAL”/ Flet Portieri Courtois: Ndihem më mirë se…

Delo.autor

Leave a Comment