Sport Të tjera

E papritur/ Briken Çaljen nuk e lejojnë të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare

Afati prej 21 ditësh ku duhet të pritet për përgjigjet e analizave të dopingut ka kaluar, dhe Briken Calja mund të quhet zyrtarisht kampion i Europës në peshëngritje, por gjithsesi, nga autoritetet shqiptare nuk ka ende një njohje për këto medalje.

“Vetëm këtu në Shqipëri pritet përgjigjja, e për më tepër pritet përgjigjja që të dalim me doping. Në të kundërt nuk ka përgjigje zyrtare”, shprehet Briken Çalja.

Por, një skandal që ndodh me peshëngritjen, vjen edhe nga KOKSH. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, KOKSH-i ka vendosur që të lerë jashtë Lojërave Mesdhetare sportin e peshëngritjes, nisur nga rezultatet e analizave të kohëve të fundit për disa sportistë të këtij sporti.

“Besoj se është i vetmi rast në botë që merret një vendim i tillë për të dënuar sportistë medalistë për mospjesëmarrje në çdolloj aktiviteti. Sidomos në Lojërat Mesdhetare, ku ne luftojmë me bindje të plotë për medalje. Minimalisht peshëngritja do të sillte 6 medalje nga ky turne. Arsyeja është se jemi kapur me doping dikur dhe s’duhet të marrim pjesë. Ne jemi sportistë aktivë, unë jam kampion Europe. Nuk ka shtet në botë apo ligj që ndalon një sportist aktiv të marrë pjesë në një garë. I vetmi rast është ky i yni”, thekson më tej Briken Çalja.

Gjithsesi nuk ka ende një shkresë zyrtare të publikuar për këtë vendim, por pritet që javën e ardhshme të zbardhet dhe argumentimi i vendimit të Kryesisë, nëse do të mbetet ende në fuqi. Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Terragona të Spanjës, nga data 22 qershor deri më 1 korrik.

Related posts

Dhuna në Ballsh, Arbri: U sulmua kameramani, mbrojtësin Paja e bënë për spital, ishte pritje skandaloze

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES MIQËSORE/ Partizani përgatitet si ilegal, struket në “guaskë”

Delo.autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ “Shkodranët” nuk dorëzohen për titullin, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment