Futboll Sport

DISFATA E ANGLISË NË “EURO 2020″/ Matthaus i pamëshirshëm: E meritoi dramën sportive në finale

Çfarë ndodhi me atë ‘fair play’ në vendlindjen e futbollit? Më vjen keq për lojtarët, por Anglia e meritoi traumën sportive”. Lothar Matthaus del haptazi kundër futbollit anglez dhe feston humbjen e kombëtares së “Tre Luanëve” kundër Italisë të Roberto Mancini në finalen e “Euro 2020”. Përmes gazetës gjermane “Bild”, ish-futbollisti i Gjermanisë, Interit dhe Bayern Munich shprehu mendimet e tij për fitoren e axurrëve me penallti:

“Tifozët anglezë shënjestruan një vajzë të veshur me një bluzë të Gjermanisë dhe vërshëllyen himnet kombëtare të kundërshtarëve. Ata gjithashtu u përpoqën të verbonin me lazer portierin e Danimarkës, Kasper Schmeichel, gjatë goditjes së penalltisë, të dhënë pas një simulimi të Raheem Sterling”.

Matthaus, një ish-mesfushor dhe tani ekspert futbolli, nuk e kurseu veten ndaj sjelljes së britanikëve: “Le të shtojmë gjithashtu qëndrimin armiqësor dhe racist ndaj lojtarëve të tyre, pas finales së humbur. Të nderuar anglezë, ishte sjellje josportive, që nuk e prisnim nga ju dhe që kurrë nuk do të dëshironim ta shihnim më”.

Related posts

“PLESHTI ËSHTË LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Ish-lojtari i Barcelonës: Atje i mbulon problemet Messi!

Delo.autor

ERZENI-DINAMO/ Lapiteni Troplini sfidon blutë: Gati për 18 herë kampionët

Delo.autor

STILI I LOJËS ËSHTË PREZENT/ Mourinho “parkon autobusin” edhe në ndeshje minifutbolli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment