Futboll Seria A Sport

MENDON SEZONIN E RI/ Inzaghi e sheh si shumë të rëndësishëm, Inter tenton të blindojë mesfushorin…

Te Interi ka ardhur koha që të merren me rinovimet dhe prioritet për momentin është zgjatja e kontratës së mesfushorit Marselo Brozoviç.

Simone Inzagi e sheh si një pikë mjaft të rëndësishme të skuadrës mesfushorin kroat dhe klubi nuk kërkon të privohet nga një largim i tij. Brozoviç hyn në sezonin e 7-të me Interin teksa kontrata i skadon në verën tjetër.

Mesfushori ka zbarkuar në Milano pasi mbaroi pushimet, dhe javën tjetër pritet takimi me agjentin e lojtarit për të diskutuar për kontratën e re. Ka optimizëm tek drejtuesit e Interit, pavarësisht se ofertat për Brozon nuk mungojnë, kryesisht nga Anglia.

Related posts

DHA ASIST DHE SHËNOI GOL/ Arbnor Muja në formacionin e javës në Belgjikë

F.autor

Leo Messi nuk njeh kundërshtar shënon edhe ndaj Athletic Bilbaon

Q.Autor

Jo vetëm femrat, edhe gazetarët meshkuj “sulmohen” nga tifozet (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment