Futboll Sport

“THËRRIME BUKE”/ Bonucci “i fut duart gruas”, poza dhe fraza erotike e Martinës tërbojnë rrjetin (FOTO)

Leonardo Bonucci ishte një nga protagonistët absolutë të “Euro 2020”. Vendimtar në fushë (autor i golit të barazimit në finalen kundër Anglisë dhe i dy penalltive në dy ndeshjet vendimtare) dhe jashtë saj, një nga më të shfrenuarit gjatë festimeve të axurrëve, të sapo kthyer në Itali. Edhe në rrjetet sociale ishte një nga më aktivët me festën e tij. Në Instagram ka përfunduar një foto e publikuar nga gruaja e tij, në të cilën Bonucci kapet me dorën e majtë në vithet e Martinës. Kjo foto për bëhet tejet “virale”.

E bukura dhe shumë e këndshmja Martina Maccari postoi një foto ditën e kthimit të burrit të saj, Leonardo, në shtëpi dhe shkruajti “Mollica di pane” (thërrime buke). Referenca është e qartë, është për Bonucci, i cili i prek vithet me dorë. Maccari, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, disa ditë më parë kishte deklaruar se nuk mund të rrinte më larg burrit të saj, duke shkruar: “Dita e 30-të larg tij, tani edhe një thërrime buke më duket erotike”.

Related posts

Karina “përgatit” Agueron për në Botëror (FOTO)

Sadik.Autor

“EURO 2020” U-21/ Poloni-Belgjikë, bollëk golash në sfidën hapëse

Delo.autor

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja: Ngarkesa ime është e madhe, por ata…

Delo.autor

Leave a Comment