Futboll Sport

FITOI “EURO 2020” ME ITALINË/ Mbrojtësi Bonucci: Bravo Mancini, vure në një mendje 60 milionë trajnerë

“Faleminderit trajner. Për gjithçka. Fitorja e vërtetë, megjithatë, nuk ishte Europiani, por fakti që arritët të vendosni në një mendje më shumë se 60 milionë trajnerë”. Me këto fjalë Leonardo Bonuçi përmes një postimi në “Instagram” ka falënderuar edhe një herë trajnerin e Italisë, Roberto Mançini, i cili udhëhoqi ekipin “axurr” në fitoren e Kampionatit Europian 53 vjet pas herës së fundit.

Fjalët e mbrojtësit të Juves janë një lloj ngacmimi për të apasionuarit e futbollit në Gadishullin Apenin, të cilët janë gjithmonë gati të kritikojnë apo të polemizojnë për çështjet e lidhura më topin. Këtë herë Manço, sipas Bonuçit, ia doli të gjente çelësin për t’i bërë të gjithë së bashku. Në çdo kuptim.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Deschamps rikthen sulmuesin e Man Unitedit në kombëtare

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Sfidë spektakolare. Partizani dhe Laçi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

SPEKATAKOLAR/ Aguero nuk ndalet me gola, shikoni këtë perlë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment