Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Europiani U-20, Greqia “leksion” kombëtares kuqezi

Pas fitores së bujshme në ndeshjen e parë të Europianit U-20, kombëtarja e femrave në basketboll është mundur thellë 112-45 nga Greqia, në takimin e dytë të grupit D. Ky turne po zhvillohet në Yerevan të Armenisë.

Sfida e dytë në grup ka qenë jo e mirë për kombëtaren kuqezi të drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj, që ndaj Greqisë nuk kishte asnjë shans të fitonte. Fqinjet tona e dominuan takimin që nga minuta e parë deri tek e fundit.

Klea Verri me 19 pikë ishte shënuesja më e mirë e kombëtares shqiptare, që pas dy ndeshjes ka 3 pikë (1 fitore, 1 humbje). Ndeshja e radhës e Shqipërisë do të jetë më 17 korrik ndaj Zvicrës (më 18 sfida eë fundit në grup ndaj Armenisë).

Related posts

E PAZAKONTË NË KOSOVË/ Lojtari prezantohet në dy ekipe brenda një muaji

Delo.autor

NEYMAR DREJT REAL MADRID/ Ja arsyet për të besuar te misioni i pamundur

Delo.autor

“NA DËRGOI LETËR MBRETËRESHA”/ Trajneri Southgate: Nuk dua ta dëgjoj “It’s coming home” sepse…

Delo.autor

Leave a Comment