Sport Të tjera

NDIZET ALARMI PAS “WIMBLEDON”/ Dy tenistë pozitivë me COVID-19 dhe humbasin Olimpiadën

Organizatorët e grand slam të Wimbledon janë vënë në alarm pas përfundimit të turneut, pasi mësohet se dy tenistë britanikë kanë dalë pozitivë me Covid-19. Bëhet fjalë për Dan Evans dhe Johanna Konta, dy numrat 1 të tenisit britanik.

Të dy këta tenistë janë eliminuar në mes të turneut dhe kanë dalë pozitivë pak ditë pas përfundimit të turneut. Çka lë të kuptosh se ata janë infektuar gjatë kohës që luhej ky grand slam.

Organizatorët kanë informuar tenistët dhe personat e tjerë, ndërkohë që si Evans ashtu dhe Konta kanë hyrë në karantinën e detyrueshme. Konfirmohet gjithashtu se të dy këta tenistë nuk do të luajnë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik.

Related posts

Lojtari më i shtrenjtë në çdo ekip të Botërorit, zbuloni emrat

Sadik.Autor

TRAJENRI ITALIAN SYNON DY GODTIJE NË MERKATO/ Ja plani i drejtuesve të Inter që do të lumturojë Conten

Delo.autor

Chiesa tregon këshillat e të atit dhe si njëherë nuk i foli për 3 ditë pas kartonit të kuq

Sadik.Autor

Leave a Comment