Futboll Sport

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë arbitri në moshën 28-vjeçare

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme arbitri kosovar, Labinot Aliaj. Arbitri i cili vendosur drejtësi në disa ndeshje në Kosovë është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 28 vjeç.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata E futbollit të Kosovës, që nëpërmjet një postimi i shpreh ngushëllime familjarëve të Labinotiti për këtë humbje të madhe.

POSTIMI I FFK:

Enderuara familje Alijaj, me pikëllim të madh e morëm lajmin që sot papritmas në moshën 28-vjeçare është ndarë nga jeta më i dashuri juaj, Labinot Alijaj, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, gjyqtarëve, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Labinoti ishte djalë kreativ dhe shembull për rininë jo vetëm në Istog por edhe më gjerë. Ai krahas veprimtarisë së tij në komunën e Istogut ishte pjesë aktive edhe në futbollin kosovar, si gjyqtar perspektivë, që punën në fushën e gjelbër e kryente me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm.

Ikja e tij kaq e hershme la të pikëlluar jo vetëm familjen dhe rrethin e tij të ngushtë, por edhe komunitetin e futbollit në tërësi, pasi humbëm një djalë punëtor dhe energjik, andaj në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush për ta përballuar dhimbjen e madhe për më të dashurin tuaj. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Related posts

Barcelona me transferim ‘bombë’ nga Franca

Sadik.Autor

“KA GJITHMONË PRESION NË FUTBOLL”/ Mourinho: Ja cila është taktika ime për të zgjedhur një klub

Delo.autor

DOLI KUNDËR KRIJIMIT TË SUPER LEAGUE/ Rummenigge bën “zjarrfikësin” mes Perez dhe presidentit të UEFA-s

Delo.autor

Leave a Comment