Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Cole: Mou e transformoi Chelsea-n në një klub të tmerrshëm. Me Ancelotti-n kam pirë…

Joe Cole ka kujtuar kohën e kaluar te Chelsea nën drejtimin e Jose Mourinho-s dhe Carlo Ancelotti-t.

“Ne urrenim Liverpool-in dhe Manchester United, por është Jose që na bëri kështu. Na bëri të tmerrshëm. Ishte një klub i bukur përpara dhe Jose e ka pranuar këtë, por ka thënë ‘dua ta transformoj këtë grup në lojtarët më të tmerrshëm për kundërshtarët dhe të gjithë këtu do të më urrejnë’”, ka thënë Cole për The Greatest Game, podcast i Jamie Carragher.

Për Cole, metoda e Ancelotti-t ka qenë më e mirë.

“Kur erdhi kemi bërë një darkë si skuadër, unë kam shkuar me vonesë dhe i vetmi vend i lirë ka qenë afër trajnerit. E kemi kaluar gjithë natën duke pirë raki. Ai na përqafonte, na donte, e kundërta e Jose. Edhe kur nuk më aktivizonte, unë e doja, na trajtonte shumë mirë”.

Megjithatë, historia tregon se lojtarët e këqij të Mou kanë fituar më shumë.

Related posts

PËRPLAS KUNDËRSHTARIN PËRTOKË/ Melo vazhdon të jetë i njëjtë edhe në Brazil (VIDEO)

Delo.autor

TMERROHET GATTUSO/ S’ka paqe për MILANIN, vjen lajmi që shtang kuqezinjtë

Isa.Autor

Mediat italiane: Nëse Coutinho kushtoi 160 mln euro, atëherë Dybala kushton 175 mln!!

Q.Autor

Leave a Comment